Vrau babanë, lihet në burg i riu në Durrës! 25-vjeçari e goditi me thikë dhe me shufër hekuri

Vrau babanë, lihet në burg i riu në Durrës! 25-vjeçari e goditi me thikë dhe me shufër hekuri

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në burg pa afat Marjan Kodhelin, i cili akuzohet se ka vrarë me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën e kaluar në fshatin Shkallnur të Durrësit, pas një grindje në banesën e familjes Kodheli. Në seancën e vlerësimit të sigurisë prokurorja e çështjes Matilda Fetahu ka thënë se janë marë dëshmitë e familjarëve pas ngjarjes nga ku rezulton se Marjani ka qenë i mërzitur atë ditë. E ëma e tij ka treguar se “Marjani gjatë ditës ishte i mërzitur”. Në momentin që ajo ka dalë jashtë për t’u kujdesur për bagëtitë, ka dëgjuar britmat e Pjetrit dhe më pas është kthyer në banesë, ku ka parë Marjanin...