Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nard Ndoka kritikon Berishën: Po bën pazare me Ramën, në dëm të PD-së
Kuvendi ka miratuar me 113 vota pro dhe 3 kundër komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili ka si objekt të punës së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore. Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se ka një pazar politik mes PD-së dhe PS-së. Duke vijuar Ndoka tha se Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike dhe t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet. “Pazar politik pa transparencë së pari me aleatët, me mua por dhe me kolegët e mi që janë në Parlament dhe nuk kanë informacion. Kjo është absurde. Sa herë PD sillet në këtë mënyrë është e prirur tek pazaret. Kur e thonë në publik,...