Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Në gjurmët e skenave më magjike: teatrot që duhen parë të paktën një herë në jetë
Një nga teatrot më të vjetër në botë ka mbyllur dyert për tre vjet restaurim, por shfaqjet nuk ndalen. Ndërsa Odeoni i Herod Attikut në Athinë, ndërtuar në vitin 161 pas Krishtit, rinovohet, më poshtë janë disa teatro të tjera po aq të veçanta që ia vlen të vizitohen.Në Kyoto të Japonisë ndodhet Teatri Minamiza, i cili qëndron në të njëjtin vend që nga viti 1610, çka e bën teatrin më të vjetër të vendit.Ndërtesa aktuale daton nga 1929 dhe konsiderohet si shtëpia e parë e kabuki-t, formës tradicionale japoneze që bashkon pantomimën dhe muzikën.Çatia në stilin Momoyama dhe hyrja e kuqe e ndezur janë elemente të spikatura, ndërsa kati i tretë, megjithëse më i lirë, ofron pamjen më të mirë.Në Brazil, Teatri Amazonas në...