Europa mes SHBA dhe Kinës, rasti që nxjerr në pah rrezikun nga të dyja

Europa mes SHBA dhe Kinës, rasti që nxjerr në pah rrezikun nga të dyja

Rasti i kompanisë holandeze të mikroçipave Nexperia po tregon se si Europa po gjendet gjithnjë e më shumë e shtypur mes rivalitetit teknologjik të SHBA-ve dhe Kinës. E themeluar në Nijmegen, kompania prodhon mikroçipa që përdoren gjerësisht në sistemet elektronike të makinave si ato të Volkswagen, Stellantis apo Honda-s. Edhe pse çipat e saj nuk janë ndër më të avancuarit në botë, ato janë të pazëvendësueshëm për industrinë automobilistike, pasi gjenden në qindra komponentë të çdo modeli modern. Sipas agjencisë Reuters, kompania mëmë e Nexperia-s njoftoi dje se do të ndërpresë furnizimin me wafer, shtresa të holla silikoni, për fabrikën e saj në Kinë, duke ndezur edhe më tej tensionet tregtare. Konflikti nisi pas vendimit të Shtëpisë së Bardhë, e cila në fund të shtatorit shpalli...