Një vit nga tragjedia e Novi Sad-it, protestë masive në qytetin e dytë më të madh të Serbisë

Një vit nga tragjedia e Novi Sad-it, protestë masive në qytetin e dytë më të madh të Serbisë

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur këtë të shtunën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad për të përkujtuar viktimat e shkaktuara nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor një vit më parë. Tubimi përkujtimor nis në orën kur ndodhi tragjedia, me 16 minuta heshtje për 16 viktimat. Protestat e udhëhequra nga studentët kanë përfshirë kombin ballkanik që nga tragjedia, e cila sipas tyre ishte simbol i korrupsionit. Protestuesit fillimisht kërkuan një hetim transparent për ngjarjen tragjike, por thirrjet e tyre shpejt u përshkallëzuan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme. Studentët, të cilët bënë thirrje për mbledhjen më të madhe përkujtimore të shtunën, por edhe mbështetës të tyre, kanë vërshuar në Novi Sad që nga e premtja. Protestat e vazhdueshme kanë çuar...