Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”. Në bashkëbisedimin e saj me studentë dhe përfaqësues të botës akademike, Spiropali theksoi se “rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë dhe të zhvilluar”. Një Shqipëri me mundësi për njerëzit e saj, sipas Spiropalit, është potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE-në. “E ftuar në Universitetin e Kopenhagenit, ku theksova se rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë, të zhvilluar, të hapur, konkurruese, moderne, me mundësi për njerëzit e saj, si potencial vlerash dhe kontributesh edhe për...