Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
BIRN: Balluku, e pandehur për tenderin 180 milionë euro të tunelit të Llogarasë
BIRN: Balluku, e pandehur për tenderin 180 milionë euro të tunelit të Llogarasë Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit pasditen e të premtes në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e së pandehurës, ku iu komunikua akuza “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarisë – një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve 18.9 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro. Balluku çau rrugën përmes mikrofonëve dhe kamerave të gazetarëve rreth orësh 15:00 në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, por pa u përgjigjur pyetjeve. Më herët, në SPAK hyri motra dhe përfaqësuesja e saj ligjore,...