VIDEO
Fier – Pas një hetimi 4-mujor të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Imazheria”, duke arrestuar një mjek imazherist të spitalit rajonal, i cili dyshohet se u merrte para pacientëve për të kryer ekografi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Në pranga ka rënë Gëzim Taullai, 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier. Ai u kap në flagrancë nga efektivët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, teksa merrte një shumë parash nga një pacient që do të kryente një eko abdominale. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Hetimet kanë zbuluar se mjeku shpërdoronte detyrën, duke vizituar pacientë edhe në dy klinika private në Fier, gjatë orarit zyrtar të punës në spitalin shtetëror.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia sekuestroi 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë, si dhe shumën që ai kishte marrë nga pacienti në momentin e arrestimit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, nën akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
