Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatisin SHBA-të në Karaibe

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatisin SHBA-të në Karaibe

Një grup i madh luftarak amerikan po lëviz drejt Karaibeve, dhe pranë Venezuelës po përqendrohen forca që sipas vlerësimeve janë më të mëdha që nga kriza e Kubës. Aeroplanmbajtësja USS Ford udhëheq një skuadër detare që po kalon Atlantikun me shpejtësi. Shtatë anije e shoqërues, e nisur nga Spalato në Adriatik, pritet të arrijë në ujërat e Karaibeve brenda javës së ardhshme, ku do të jetë në gatishmëri për çdo lloj operacioni ushtarak. Rreth 50 avionë luftimi ndodhen në anijen gjigande, dhjetëra F-35 dhe një skuadër dronësh Reaper të vendosur në aeroporte të Porto Rikos. Rreth 15 anije shkatërruese, njësitë e tjera dhe një nëndetëse me propulsion bërthamor — që mbajnë mbi 200 raketa; dhe një task-forcë e Marinës me 2,200 ushtarë dhe mjete sulmuese...