Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria e shpall të dielën ditë zie kombëtare, ja detajet nga ceremonia funebre

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria e shpall të dielën ditë zie kombëtare, ja detajet nga ceremonia funebre

Fatos Nano, lider historik i socialistëve dhe ish-Kryeministër, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 73-vjeçare. Ndërkohë në nderim të figurës së tij, Qeveria ka shpallur ditën e dielë, 2 nëntor, si ditë zie kombëtare. Në një vendim të miratuar mbrëmjen e së premtes përcaktohen edhe detajet e ceremonisë funebre. Vendimi i plotë Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikave 12, 13, 14, të kapitullit VI, të Ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të...