Vetëm tre ditë pas nisjes zyrtare të fushatës, prokurorët e SPAK ka zbritur në terren. Teksa “ethet” e fushatës zgjedhore kanë nisur, partitë politike ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kësaj radhe ndodhen në ankth. Kjo për shkak se për herë të parë, një komponent tepër i rëndësishëm si Prokuroria e Posaçme SPAK, do të vëzhgojë nga afër të gjithë procesin.
Vetëm tre ditë pas nisjes zyrtare të fushatës, prokurorët e SPAK ka zbritur në terren. Njëjtë siç ishte premtuar në strategjinë e Prokurorisë së Posaçme për krimet zgjedhore, 16 zyra të saj janë vendosur nëpër qarqet e vendit dhe janë gati për të nisur punën e tyre. Që prej ditës së premte, me urdhrin e kreut të SPAK, Altin Dumani, prokurorët së bashku me hetuesit nga Prokuroria e Posaçme kanë marrë kontakte me prokuroritë e rretheve. Mësohet se secila nga prokuroritë e rretheve kanë siguruar dhe kanë vënë në dispozicion zyrat ku do të qëndrojnë për të koordinuar hetimet.
Nga marrëveshja e bashkëpunimit që është bërë me prokurorinë e përgjithshme dhe KQZ-në, për parandalimin e krimeve zgjedhore, prokurorët e posaçëm do të shoqërohen nga agjentë dhe do të analizojnë kallëzimet referuara. Paralelisht janë duke u verifikuar edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK, e cila prej muajit mars është aktive.
Kjo “Task-Forcë”, e cila kryesohet nga kryeprokurori Altin Dumani do të jetë aktive për tre muaj, derë në fund të muajit maj. Ajo përbëhet nga një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të shpërndara në terren gjatë periudhës zgjedhore, ku do të bëjnë pjesë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës në të 12 qarqet dhe 61 bashkitë. Në Tiranë struktura qendrore do të drejtohet nga vetë Altin Dumani, ku do të monitorojnë krimet elektorale, zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i Seksionit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik, Klodian Braho.
Në Gjirokastër është caktuar si prokuror koordinator Arben Kraja, në Elbasan, Ols Dado, në Shkodër Dritan Premçi, në Kukës Anita Jella, në Berat Behar Dibra, në Durrës Ervin Kondili, në Fier Doloreza Musabelliu së bashku me Sotir Kllapin në Dibër Ervin Gokaj dhe në Korçë, Vladimir Mara. SPAK thotë se fokusi kryesor i grupeve hetimore do të jetë në parandalimin dhe hetimin e përdorimit të administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirja e grupeve kriminale në proces zgjedhor. Një grup i posaçëm me hetues financiarë dhe ekspertë të tjerë të fushës do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.
Të gjitha këta prokurorë gjatë periudhës 3 mujore do marrin takime dhe zhvillojnë mbledhje me Drejtorin dhe strukturat policore të qarkut ku kanë emëruar si koordinatorë special. Qëllimi i takimeve, do jenë për ngritjen e një pune operative me qëllim evidentimin e rasteve, ku ka tendencë për blerjen e votës nga elementët e subjekteve politike. Nëse SPAK do të ketë vërtetë guximin për të ndërhyrë dhe për të mos lejuar devijimin e vullnetit të qytetarëve, kjo do të jetë një arritje e madhe për vendin tonë.
“Ethet e garës kanë nisur”/ Partitë politike në ‘panik’, SPAK zbarkon në 12 qarqe për të monitoruar fushatën zgjedhore
