Vdekja e Fatos Nanos/ Rama ndan një videokartolinë për liderin historik të PS-së

Vdekja e Fatos Nanos/ Rama ndan një videokartolinë për liderin historik të PS-së

Kryeministri Edi Rama ka në nëpërmjet një videoje në Facebook, një kolazh nga kujtimet e ish-kryeministrit Fatos Nanos, të përmbledhura me jetën e tij në politikë, por dhe atë private. Nano u nda nga jeta më 31 tetor, pas 24 ditësh në reanimacion. “MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, shprehet Rama.