Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
FOTOLAJM/ Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit në Mitrovicë
Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë. Siç shihet edhe në pamje, një sasi e madhe e ujit ka dëmtuar në vendpunishte. Mediat e kosovës shkruajnë se kjo është bërë me qëllim dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në punishten e urës së re. Nëpamje shihet një eskavator gati i mbuluar nga uji, si dhe shumë pajisje tjera i mori uji. Pjesa më e madhe e punishtes është përmbytur, pasi niveli i ujit është rritur në një pjesë të konsiderueshme.