Ibrahimaj: Gjurmim i çdo malli me faturën elektronike të ngarkesës në transportin rrugor

Ibrahimaj: Gjurmim i çdo malli me faturën elektronike të ngarkesës në transportin rrugor

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj vlerësoi se aderimi në protokollin shtesë të Konventës për kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR), lidhur me faturën elektronike të ngarkesës, synon modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të transportit ndërkombëtar të mallrave. Gjatë prezantimit të projektligjit në Kuvend, Ibrahimaj tha se ky hap është pjesë e procesit të vazhdueshëm të modernizimit dhe digjitalizimit të ekonomisë shqiptare. “Kalimi nga dokumenti letër te fatura elektronike përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më efikas, më transparent dhe më të besueshëm në fushën e transportit dhe logjistikës ndërkufitare”, shtoi ajo. Sipas ministres, “me faturën elektronike të ngarkesës çdo mall që del apo hyn në Shqipëri, mund të gjurmohet në kohë reale dhe të verifikohet automatikisht duke u përcjellë...