Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
1 Nëntor, parashikimi I motit për sot
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.