Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Humbja e tij është e dyfishtë”, Anastas Angjeli flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në një lidhje direkte për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Angjeli e përshkroi këtë ngjarje si një humbje të rëndë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në plan personal. “Koha nuk do të diskutohet që të ishte e mjaftueshme për një ngjarje të tillë, kaq e rëndë për gjithë Shqipërinë, për humbjen e jetës së Fatos Nanos,” tha Angjeli. “Faktikisht, e dyfishtë: e para, humbja e jetës së mikut tim të shtrenjtë, shokut tim, bashkëpunëtorit dhe bashkëudhëtarit tim prej dekadash. Humbja e jetës së Fatos Nanos është edhe për mua fatkeqësi, sepse nuk ndodhem në Tiranë, por jam në SHBA.” Ai tregoi se...