Trump: Nuk po e shqyrtojmë mundësinë e sulmeve ndaj Venezuelës

Trump: Nuk po e shqyrtojmë mundësinë e sulmeve ndaj Venezuelës

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 31 tetor se ai nuk po e shqyrton mundësinë që të kryejë sulme ndaj Venezuelës, shtet që ka shprehur frikën se grumbullimi ushtarak amerikan në rajon synon ndryshimin e regjimit në Karakas. Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar tetë anije të Marinës në Karaibe, kanë dërguar aeroplanë luftarakë F-35 në Puerto Riko dhe një grup aeroplanmbajtësish është nisur drejt rajonit – një forcë masive ushtarake që Uashingtoni insiston se ka për qëllim të frenojë trafikun e drogës. “Jo” u përgjigj Trump kur u pyet nga një gazetar në bordin e avionit presidencial lidhur me raportimet se ai po shqyrtonte sulme të tilla. Uashingtoni ka nisur një fushatë sulmesh që kanë për shënjestër anijet e dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe...