“Ahmetaj dëshmitar, Balluku e pandehur, Veliaj në betejë”, Murati: Kriza e brendshme e qeverisë po thellohet

“Ahmetaj dëshmitar, Balluku e pandehur, Veliaj në betejë”, Murati: Kriza e brendshme e qeverisë po thellohet

Gazetari Erl Murati duke folur për situatën me drejtësinë të dy bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, ish-kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e sheh pozicionin e Veliajt në luftën e tij me drejtësinë më të vështirë. Sipas Muratit, Rama u investua personalisht që të iniciojë mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Tiranës. “Ai po bën betejën juridike, por dhe kushtetuese për të mbajtur detyrën. Nëse nga një anë kemi kryeministrin që ka vendosur mbrojtje, të mos ketë pasoja politike për Ballukun, për zotin Veliaj ishte ai që inicioi, nga pikëpamja politike ishte vullnet personal i Ramës për të patur zgjedhje të reja në Tiranë. Është më e vështirë beteja me drejtësinë për Veliajn sesa Ballukut, të paktën deri tani....