Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Mori 40 eskorta për 4 ditë në në Tajlandë”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për Princin Andrew, pas zbulimeve rreth marrëdhënies së tij me Jeffrey Epstein. Në të njëjtën ditë në drejtim të ish-princit që do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor, janë adresuar akuza të rënda nga historiani britanik Andreë Lowney. Duke folur në podkastin e Daily Mail, “Deep Dive: Rënia e Shtëpisë së Jorkut”, Lowney zbuloi se gjatë një udhëtimi të financuar nga taksapaguesit në Tajlandë, ish-princi vetëm në katër ditë kishte marrë 40 prostituta në hotelin me pesë yje ku po qëndronte. Sipas Lowney, Andrew nuk ka “kufij moralë” dhe e shfrytëzoi rolin e tij për të “mbushur xhepat e tij” dhe për të ndjekur gratë. Lowney...