Morën peng një shtetas, shoqërohen tre persona në Korçë

Morën peng një shtetas, shoqërohen tre persona në Korçë

Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona, pas dyshimeve për një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Vishocicë. Sipas burimeve konfidenciale, të tre të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng një shtetas, i cili ndodhej nën masën “arrest në shtëpi”. Mësohet paraprakisht se personi i penguar është keqtrajtuar në ambientet e banesës së njërit prej të dyshuarve. Policia ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur lirimin e tij, ndërsa vijon marrja e provave dhe shoqërimi i personave të përfshirë në ngjarje. Uniformat blu janë duke kryer kontrolle të mëtejshme në zonë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe për të sqaruar motivet e ngjarjes.