Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tuneli i Llogarasë nën hetim/ Hoxhaj publikon dokument që vërteton ndërhyrjen e Ramës dhe Ballukut: Ndërtimin nisi…
Një dokument ekskluziv i bërë publik nga deputeti demokrat Belind Këlliçi ka hedhur dritë mbi parregullsi të rënda në projektin e tunelit të Llogarasë, duke sugjeruar se vepra me vlerë miliona euro është ndërtuar në mënyrë të paligjshme për vite me radhë. Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në një studio televizive,duke analizuar dokumentin e publikuar më herët nga ligjvënësi demokrat, shpjegon se bëhet fjalë për lejen e ndërtimit me kusht, e miratuar në prill 2022. Megjithatë, detaji tronditës është një firmë që mban datën 28 maj 2025. Kjo datë e ardhshme implikon se kompania turke duhej të plotësonte kushtet deri në atë vit për të marrë lejen përfundimtare. Problemi qëndron sipas gazetarit Hoxhaj, në faktin se punimet në terren kanë nisur që në vitin 2021....