Merret peng një person në Devoll, shoqërohen tre persona! S’mund të mungonte edhe vëllai i deputetit të Berishës

Merret peng një person në Devoll, shoqërohen tre persona! S’mund të mungonte edhe vëllai i deputetit të Berishës

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie. Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme. Njëri nga të shoqëruarit është Alti Nallbati vëllai i deputetit Bledion Nallbati. Ky i fundit eksponent i njohur për Policinë, i cili nuk mungon në asnjë konflikt të rëndë në zonë. Kujtojmë se në dhjetor 2016 ai u shoqërua pasi dhunoi disa efektivë policie....