Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“2 Nëntori, zi kombëtare”, Qeveria merr vendimin: Homazhe dhe ceremoni shtetërore për Fatos Nanon
Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë “Zi Kombëtare” ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare, i cili u nda nga jeta këtë të premte, pas afro 1 muaji në spital. Vendimi: Shpallja e Zisë Kombëtare në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare. Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin. Në të...