Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ilir Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e Fatos Nanos: U prehtë në paqe!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njëkohësisht ish-kryeministri socialist Ilir Meta, ka reaguar nga qelia për vdekjen e liderit historik të PS-së, Fatos Nano. Me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Meta i shpreh ngushëllime familjes dhe simpatizantëve të Nanos. “Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!”, shkruan kreu i PL. Ish-kryeministri socialist u nda sot (31 tetor) nga jeta, pas një sëmundje të rënda i shtruar në reanimacion prej 24 ditësh dhe nuk e fitoi dot betejën me vdekjen, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.