Policia ka shoqëruar 3 persona në komisariat, konkretisht vëllanë e deputetit Bledion Nallbati, Alti Nallbati, M. B. dhe T. Ç.
Mësohet nga burime kofidenciale se këta persona kanë marrë peng shtetasin I. T., në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.
Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.
Shoqërohet në polici vëllai i deputetit demokrat dhe 2 të tjerë, ja arsyeja
