Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ Reagon Ilir Meta nga burgu: Ngushëllime familjes, miqve dhe…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për ish-bashkëpunëtorin e tij në kohët e Partisë Socialiste, Meta shkruan: “Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!”. Kujtojmë se Meta dhe Nano kanë pasur mes tyre një marrëdhënie dashuri-urrejtje gjatë karrierës politike. Ata kanë qenë dy nga figurat kryesore të PS dhe bashkëpunëtorë, deri në momentin e krisjes së madhe para zgjedhjeve të vitit 2005, kur Meta krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim