Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall të dielën ditë zie, ja kur do të mbahen homazhet
Këshilli i Ministrave ka shpallur ditën e diel, 2 nëntor 2025, Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90. Në njoftimin zyrtar thuhet se në kuadër të kësaj dite, do të zhvillohet një ceremoni shtetërore dhe Homazhe Kombëtare në nderim të të ndjerit, në Pallatin e Kongreseve. Shpallja e Zisë Kombëtare në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare. Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do...