“Ishte bukur të luftoje me ty!”, Erion Braçe reagon pas vdekjes së Fatos Nanos

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nano.
Me anë të një statusi në Facebook, Braçe shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe bashkëpunimin që Nano i ka dhënë gjatë rrugëtimit sëbashku në Partinë Socialiste.
Postimi i Braçes:

UNE U BASHKOVA ME PARTINE SOCIALISTE NE VITIN 1991!
Hyra ne kete PARTI vete; si te gjithe gjeta rrenoja te nje Partie qe perfundoi keshtu nga mungesa e Lirise; gjeta njerez-ne krye te tyre FATOS NANO, ne nisje te nje perpjekje per te mesuar me LIRINE njerez dale nga ato rrenoja, por edhe te tjere si une qe Lirine po e gezonin si ne fletet e para te nje Abetareje; u be e veshtire nga revanshii i menjehershem, kufizimi, ndarja, perjashtimi politik, ekonomik e social, qe deformoi demokracine; po ashtu, mes veshtiresish-ne kufij mbijetese, duke komunikuar me njerezit kudo, Ai dhe PS, ja dolen te ringriheshin e te fitonin-fitonim brenda pak muajve Zgjedhjet Vendore te veres se 1992shit; e ndalen, na ndalen, ndryshuan njehere e pergjithmone jeten e tij e tonen; ai nuk u thye, shkoi ne burg e nda aty-ne kushte ekstreme izolimi, poshterimi, nisi betejen per LIRINE edhe nje here; nuknu dorezua dhe te gjithe bashke ja dolem qe PS te reformohej, modernizohej, forcohej, zmadhohej dhe te LUFTONTE, luftonte shume, per tu rikthyer ne liri dhe fituese.
I jam mirenjohes Fatos Nanos per lirine qe kisha e kam, kurre nuk me tha mos thuaj kete e mos shkruaj ate, kurre!
Kemi qene ne krah e perballe, ne liri, ne burg, ne liri perseri, ne pushtet, por nuk i kemi ndaluar njeri tjetrit TE VERTETAT nga e prej fuqise se pushtetit, as i ndryshuam prej tij!
Sot as me degjon e as me lexon, por me duhet ti them:
FALEMINDERIT!
Ishte shume bukur te luftoje me ty!