Provat janë në duart e amerikanëve” – Ngjela zbulon prapaskenat e 21 Janarit dhe rolin e SPAK-ut

I ftuar në një studio televizive, Spartak Ngjela tha se SPAK-un e drejtojnë ndërkombëtarët. Ai tha se SPAK ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, dhe ka dalë më ndihmën e politikës amerikane.
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në një studio televizive ka deklaruar se ish-kryeministri Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, ishte një kryeministër i lavdishëm i Shqipërisë.
Ngjela tha gjithashtu se Nano ishte një kryeministër i suksesshëm dhe perëndimor. Sipas Ngjelës, Nano mori Partinë e Punës dhe e kthehu në parti demokratike.
“Ai ishte kryeministër i lavdishëm i Shqipërisë. Sot për sot ai ishte kryeministri më largpamës, më i saktë. Vlera e tij ishte që mori Partinë e Punës dhe e bëri parti demokratike. Jo vetëm që e bëri parti demokratike, por e solli në pushtet. Ishte tre herë kryeministër dhe ishte kryeministër i suksesshëm. Ishte perëndimor dhe e respektonte shumë perëndimore. Ai dha provën e parë të një kryeministri të moralshëm. Zotëri, ai kryetar partia që humbet zgjedhjet dhe rri kryetar, është skllavi i vetëvetes”, tha ai.
Më tej Ngjela tha se SPAK-un e drejtojnë ndërkombëtarët. Ai tha se SPAK ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, dhe ka dalë më ndihmën e politikës amerikane.
‘Më lirni të flas. SPAK nuk e drejtojmë ne, e drejtojnë ndërkombëtarët. Ata e paguajnë. Këta që flasin janë të trembur, të trembur nga akuza dhe të tremburit i falet gjithçka! Por gjykatën e SPAK nuk e godasin dot. Ajo ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, dhe ka dalë më ndihmën e politikës amerikane. Të gjithë këta që flasin, janë të trembur. SPAK drejtohet nga ekipi perëndimor, ikni dhe shihni se i keni atje ekspertët’, tha Ngjela.Ndërsa për ’21 Janarin’, Ngjela tha se provat në dorë i kanë amerikanët, teksa tha se varet nga marrëdhëniet politike, dorëzimi i këtyre provave.
‘Nuk e di se e ka në dorë pushteti gjyqësor. Për sa i përket 21 janarit, atë e kanë hetuar në thellësi ekspertiza amerikane. Do të ia japin apo jo Shqipërisë, varet nga marrëdhëniet politike. E kanë hetuar dhe i dinë të gjitha. Kanë videot, se këta nuk e dinin çfarë do të thotë të djegësh pajisjet e regjistrimit në Kryeministri. Kujtonin se i dogjën, por nuk dinin rregullin, që të gjithë ato regjistrime, vënë dhe regjistrohem me kalifoni. Do të na i japi apo nuk do të ia japi politika amerikane SPAK-ut, unë mendoj se do të ia japi. Shpresoj se ata i kanë të gjitha, 21 janarin e kanë shumë të dokumentuar. Të presim’, tha Ngjela.
Po ashtu Ngjela tha se ndërkombëtarët e kanë organizuar SPAK që të na ndihmojnë si shtet dhe si shoqëri.
‘SPAK-un na e kanë organizuar për të na ndihmuar si shtet dhe si shoqëri, ndërkombëtarët. Nuk e drejton dot forca politike shqiptare SPAK-un. Tani të shikojmë se ikën prokurori i Përgjithshëm, të shohim se kë do të zgjedhim. Ata do ta zgjedhin. Nuk e paguajmë ne SPAK. Ata që na e kanë vendosur për të na ndihmuar, ata e paguajnë’