A do japë dorëheqje? Balluku pasi u shpall e pandehur, shkon urgjent në Kryeministri te Rama, ja çfarë pritet të ndodhë

A do japë dorëheqje? Balluku pasi u shpall e pandehur, shkon urgjent në Kryeministri te Rama, ja çfarë pritet të ndodhë

Belinda Balluku është parë duke hyrë në kryeministri mbrëmjen e sotme. Zëvendëskryeministrja u fotografua duke hyrë në godinën kryesore të ekzekutivit pasi u mor e pandehur. Megjithatë, Balluku u la pa asnjë masë arresti. Ajo po hetohet për çështjen e tunelit të Llogarasë, që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 180 milionë euro. Ende nuk dihet nëse Balluku do të dorëhiqet nga posti që mban.