“Rrezik për tu arratisur si Ahmetaj”/ Bardhi: Numrit 2 i qeverisë ka nxjerrë lakuriq Edi Ramën

“Rrezik për tu arratisur si Ahmetaj”/ Bardhi: Numrit 2 i qeverisë ka nxjerrë lakuriq Edi Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka bërë me dije se opozita do të kërkojë pezullimin nga detyra të zëvendës kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë sot e pandehur nga SPAK, në lidhje me veprën penale të “Shkeljes së Barazisë në tendera”, e lidhur me tunelin e Llogarasë. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ekziston rreziku që ndërsa është në detyrë, Balluku të shantazhojë dëshmitarët, të prishë provat apo të arratiset si paraardhësi i saj Arben Ahmetaj. “Për veprën penale në ngarkim të Belinda Ballukut ndodhen sot në qelitë e burgut disa zyrtarë publikë me shumë më pak rëndësi dhe pushtet se Belinda Balluku. Ajo nuk mund të gjykohet në gjendje të lirë, sepse ka pushtetin dhe potencialin për...