Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Presidenti Begaj dekreton shpalljen e vakancës për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shpallur hapjen e procedurës për plotësimin e një vakance në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Sipas njoftimit të Presidencës, Begaj ka dekretuar shpalljen e procedurës për emërimin e gjyqtarit të ri, pasi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka informuar zyrtarisht përfundimin e mandatit të Bejtjas më 25 prill 2025, duke krijuar kështu një vend vakant. Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret ligjore mund të aplikojnë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës deri më 30 nëntor 2025. Njoftimi i Presidencës Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, nr. 820 Prot., datë 24.10.2025, përmes të cilit bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 65, datë 24.10.2025, ka vendosur: “Deklarimin...