Balluku e pandehur nga SPAK/ Shehaj: Po vjen dita që edhe Rama të përfundojë para drejtësisë!

Pas marrjes së pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaron se radhën për të dalë para drejtësisë e ka kryeministri Edi Rama.
Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se besimi i shqiptarëve është rritur tek organet e drejtësisë se ato do përballin me ligjin edhe kreun e Qeverisë, Edi Rama.
Deklarata e Agron Shehaj:
Dukej e pamundur që do vinte dita që dhe Kryeministri i Shqipërisë mund të dilte para drejtësisë.Dhe në fakt është rritur besimi që kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri.
Sepse nëse është e mundur që zv.kryeministrja të merret e pandehur nga SPAK-u ndërkohë që është në detyrë,
pse kjo nuk mund të ndodhë edhe me Kryeministrin?
Unë jam i bindur që do të vijë dita që do ndodhë edhe në Shqipëri.