Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndërtime pa leje në Shëngjin, lehtësohen masat e sigurisë për disa nga të akuzuarit, 9 persona vazhdojnë të jenë nën hetim
Në Gjykatën e Lezhës u zhvillua sot një seancë rreth 4-orëshe për rishikimin e masave të sigurisë për nëntë personat e vënë nën akuzë lidhur me rastin e ndërtimeve pa leje në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Të akuzuarit po hetohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumentesh” dhe “ndërtim i paligjshëm”. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, trupi gjykues vendosi lehtësimin e masave për disa prej të pandehurve. Vendimet Kryesore Për Pjetër Tuci, masa e sigurisë u ndryshua nga “Arrest në Burg” në “Arrest në Shtëpi”. Kurse për Luiza Balën dhe Hekuran Xhinën (Inxhinierë), masa u lehtësua nga “Arrest në Shtëpi” në “Detyrim Paraqitje”. Për Martin Ndoka (Specialist i Policisë në Komunitet në Shëngjin), u vendos rikthimi i tij në detyrë. Masat...