Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit takime me prokurorët e SPAK! Bisedime edhe me ministra e deputetë të opozitës
Zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, Mark Fleming, ka vizituar sot Prokurorinë e Posaçme, ku mësohet se ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho. Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë. Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës, ku mësohet se në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku. Takimet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.