Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Motra e Ballukut e paregjistruar në QKB”, Berisha: Si mund të deklarohet avokate para organeve të drejtësisë?
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim që lidhet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë e pandehur nga SPAK. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha publikoi një mesazh nga një qytetar dixhital, i cili ngre dyshime mbi ligjshmërinë e përfaqësimit të Ballukut nga avokatja Pamela Qirko, e cila është motra e saj. Sipas denoncimit, Pamela Qirko është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) vetëm një ditë më parë, si person fizik, pa asnjë aktivitet të deklaruar. Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha: Një pyetje shkatërruese nga qytetari dixhital. Pershendetje dr. Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa...