Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
“Lamtumirë Fatos Nano”, Alket Hyseni mesazh ngushëllimi: Ditë e trishtuar. U nda nga jeta një njeri i rrallë dhe europeist i çmuar!
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni e cilësoi Nanon si një figurë të rrallë politike, që besoi në demokracinë e vërtetë dhe në politikën si shërbim ndaj qytetarëve. “Sot është një ditë e trishtuar për këdo që beson në politikën si shërbim dhe në demokracinë si kulturë. Është ndarë nga jeta Fatos Nano, ish-kryeministër, themelues dhe lider i Partisë Socialiste, por mbi të gjitha, një njeri i rrallë dhe europeist i çmuar. Nano ishte njeriu që besoi se Shqipëria mund të kishte parti dhe shoqëri realisht demokratike, kauz për të cilën punoi dhe kontribuoi përmbi 30 vite”, ka shkruar ai. Hyseni shkruan se...