Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Gaz Demi mesazh ngushëllimi për humbjen e mikut të tij Fatos Nano: Njeri brilant që i dha vlerat e vërteta demokracisë
Presidenti i klubit të futbollit Partizani, Gazment Demi, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ish-Kryeministër i Shqipërisë, intelektual dhe profesor i shquar, por edhe një tifoz i zjarrtë i klubit të kuq. Në një mesazh prekës, z. Demi e kujton Nanon jo vetëm si figurë të rëndësishme politike, por mbi të gjitha si një mik të afërt dhe njeri me vlera të rralla. “Fatos Nanon do ta mbaj mend si profesorin dhe mikun tim të mirë, qysh në Fakultetin e Ekonomisë, ashtu edhe vitet e para të demokracisë. Profesori do të mbahet mend si njeriu që i dha vlerat e vërteta demokracisë dhe u tërhoq në moshën më vitale, duke i lënë stafetën më të rinjve, për...