Një marshim paqësor është zhvilluar përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”ku në kujtim të shokut të klases nxënës të shkollës së mesme “Ali Demi”, miq,familjarë por dhe qytetarë i janë bashkuar kësaj proteste.
Me foto të Leandros , por dhe pankarta në duar ata kanë kërkuar që cdo drejtues automjeti të ketë kujdes për jetën e tjetrit, të ashpërsohen ligjet për ata që drejtojne makinën me shpejtësi
Ndërkohë prefektja e qarkut të Vlorës Evis Allushi ka shprehur ngushëllimet për familjen e Leandros po ashtu ajo është shprehur se ka bërë takim ditën e sotme me drejtues të policisë rrugore të Vlorës për marrjen e masave shtrënguese për të gjiihtë ata që thyejnë ligjin por dhe për qytetarët ëë të jenë të kujdesëshëm për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, për te ruajtur jeten e tyre.
Humbi jetën në aksident, nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” në Vlorë marshim në kujtim të Leandros
