Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pandeli Majko: Plot politikanë do mbahen mend nga servilët, Nano nuk ishte ajo kategori, i provoi të gjitha
Ish-deputeti i PS-së Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Në një postim në Facebook, Majko shkruan se Nano, ishte një figurë që i provoj të gjitha gjatë karrierës së tij, teksa shton se burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri! “Ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre”, shtoi Majko, por sipas tij, Nano nuk ishte kjo kategori! Postimi i plotë i Majkos: Fatos Nano ka ndërruar jetë!… Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vlla i mirë dhe prind i dhimbsur! Në...