Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Saranda nderon Motër Danielën: Parku i Fëmijëve në Lagjen Nr. 4 do të mbajë emrin e saj
Saranda nderon Motër Danielën: Parku i Fëmijëve në Lagjen Nr. 4 do të mbajë emrin e saj Një vendim i Këshillit Bashkiak të Sarandës ka sjellë emocion dhe mirënjohje të thellë në qytet: parku i fëmijëve në Lagjen nr. 4 do të mbajë emrin e Motër Danielës – Daniela Silvestrini, një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në jetën sociale e humane të komunitetit sarandiot. Një misionare që u bë pjesë e çdo shtëpie Me Qendrën Sociale “Motrat Marcelina”, të cilën e drejtoi me urtësi, durim dhe aktivizëm të pashembullt, Motër Daniela u bë simbol i humanizmit dhe kulturës qytetare në jug të Shqipërisë. Ajo nuk ishte thjesht një murgeshë e përkushtuar, por një burim shprese për shumë familje, që...