Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Fjalimi i Veliajt i pavërtetë dhe populist”, Gjikondi nuk kursen kritikat: Politikanët dalin si të persekutuar, por..
Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar sot në një studio televizive se sistemi gjyqësor në vend “vuan mungesën e konsistencës”, veçanërisht në raste me ngarkesë politike. Duke iu referuar seancës maratonë të Gjykatës Kushtetuese për ankimin e Erion Veliajt mbi heqjen e mandatit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Gjikondi e cilësoi fjalimin e tij si “hipokrit, populist dhe të pavërtetë”. “Ju mungon konsistenca e gjyqësorit. Kjo është diçka për t’i thënë sidomos në momentet që kemi një përplasje politike. Kjo Gjykatë Kushtetuese që është e përbërë nga 8 anëtarë, në rast se ndahet 4 me 4 rrëzohet kërkesa e zotit Veliaj. Sa për ligjërimin e Velijat, mu duk hipokrit, populist, i pavërtetë, sepse gjatë gjithë kohës i referohej votës së shqiptarëve. Ishte një fjalim populist...