Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë
Nga Andi Bushati Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lëngimi të gjatë, duke iu nënshtruar edhe vdekjes fizike, pasi kishte zgjedhur, me vullnet të plotë, atë politike, këtu e shumë vite më parë. I tërhequr prej kohësh në privacinë e tij, lideri historik i PS-së është një nga figurat më simbol të politikës shqiptare të tre dekadave të fundit. Jo vetëm sepse ka drejtuar për më shumë se 15 vjet partinë më të madhe në vend, jo vetëm se ka qenë 3 herë në krye të qeverisë, por mbi të gjitha, për kontradiktat, paradokset, dyzueshmërinë që ka shpërfaqur në faza të ndryshme të karierrës së tij e që sot janë copza të një pazëlli që gjendet i përhapur në të gjitha skajet...