Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Salianji: Krijoi një parti moderne të majtë
Demokrati Ervin Salianji ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, duke e cilësuar si një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar. “Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90. Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe. Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar!”-shkruan Salianji.