E pandehur nga SPAK/ Tabaku: Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen menjëherë

E pandehur nga SPAK/ Tabaku: Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen menjëherë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar pas marrjes e pandehur nga SPAK, të zv/kryeministres Belinda Balluku. Në një postim në rrjetin social facebook, Tabaku shkruan se Balluku duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pasi një zëvendëskryeministre e pandehur nuk mund të përfaqësojë më interesin publik dhe nuk mund të administrojë tendera e kontrata që peshojnë miliarda nga taksat e shqiptarëve. Statusi i plotë Belinda Balluku u mor sot e pandehur nga SPAK. Nga sot, Shqipëria ka një zv/kryeministre të pandehur dhe një tjetër në kërkim ndërkombëtar. Kjo është fotografia reale e një qeverie që prej vitesh fshihet pas propagandës, ndërsa korrupsioni ka zëvendësuar meritën, ligjin dhe përgjegjësinë. Tenderi i tunelit të Llogarasë, i denoncuar nga Gazment Bardhi mbi një vit më parë, është vetëm maja...