Turqia me dorë të hekurt, 11 të dënuar përjetë pas tragjedisë në resortin malor

Turqia me dorë të hekurt, 11 të dënuar përjetë pas tragjedisë në resortin malor

Një gjykatë turke dënoi me burgim të përjetshëm 11 persona, përfshirë pronarin e një hoteli luksoz në resortin malor Kartalkaya, pas zjarrit që shkaktoi vdekjen e 78 personave, mes tyre rreth 30 fëmijë. Zjarri shpërtheu më 21 janar në hotelin “Grand Kartal”, në veri të Turqisë, duke përfshirë të gjithë godinën në pak minuta. Hetimet zbuluan se ishin shkelur rregullat e sigurisë dhe se sistemi i alarmit nuk funksiononte natën e ngjarjes. Përveç 78 viktimave, 137 persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa familje të tëra u zhdukën në flakë. Të afërmit e viktimave vendosën fotografitë e tyre përpara palestrës në qytetin e Bolusë, ku u zhvilluan seancat gjyqësore. Sipas mediave turke, përveç pronarit të hotelit, dënime me burgim të përjetshëm morën edhe drejtori i...