Fatos Nano është një ndër figurat më emblematike në historinë e politikës shqiptare.
Një lider i cili drejtoi Partinë Socialiste në qeveri e opozitë, pas rrëzimit të regjimit komunist.
Por cili ishte profili i politikanët që drejtoi për shumë vite të majtët?
I lindur më 16 shtator të vitit 1952 në Tiranë, Fatos Nano, ndoqi gjimnazin “Sami Frashëri” dhe në vitin 1975 u diplomua për ekonomi politike në Universitetin e Tiranës.
Ai e nisi karrierën e tij politike e vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeminister i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri.
Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërise dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje.
Ndërsa energjitë ishin përqendruar në reformimin e Partisë Socialiste, në opozitë me demokratët që kishin marrë pushtetin për herë të parë, në korrik të vitit 1993 Fatos Nano u arrestua për abuzim me ndihmat italiane, gjatë muajve që kishte qenë kryeministër në vitin 1991.
Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata
Në prill të vitit 1994 ai shfaqet në gjyq dhe dënohet me 12 vite burgim. Por pas trazirave që pasuan rënien e firmave piramidale, ai doli nga qelia në mars të 1997-ës, dhe përfitoi nga amnistia. Në korrik të po atij viti, pas fitores në zgjedhje e 29 qershorit, ngrihet kabineti qeveritar Nano 3.
Por rikthimi në detyrë si kryeministër nuk zgjati shumë pas dorëheqjes për shkak të revoltës popullore. Pasi u tërhoq nga detyra, Nano ia la drejtimin e qeverisë dyshes së të rinjve Pandeli Majko si kryeministër dhe Ilir Meta si numri 2. Pak muaj më pas më pas, më 20 Janar 1999, ai jep dorëheqje nga drejtimi i partisë, duke kërkuar thirrjen e kongresit të Jashtëzakonshëm.
Majko dha dorëheqjen pak më vonë si kryeministër, ndërsa Nano kishte arritur marrëveshje me Metën, duke bërë ndarjen e postit të kryetarit të partisë me atë të kryeministrit, e për pasojë duke ia besuar drejtimin e qeverisë, pikërisht Metës.
Pas dorëheqjes së Pandeli Majkos në korrik 2002, krijohet Nano 4, dhe si Majko ashtu dhe Meta, mbahen brenda kabinetit qeveritar. Kjo do të ishte edhe periudha më jetëgjatë e Nanos si Kryeministër, fiks 3 vite, teksa 3 herët e mëparshme kishte qeverisur vetëm nga disa muaj.
Në 3 korrik 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumicën në parlament. Më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partise Socialiste, dhe u pasua nga Edi Rama.
Si deputet i parlamentit Shqiptar, Nano ka shërbyer zonën e Kucovës, Tepelenës dhe Sarandës./vizionplus.tv
