Zbardhet tenderi që “groposi” në SPAK, Belinda Ballukun

Zbardhet tenderi që “groposi” në SPAK, Belinda Ballukun

Hetimet për aferat në tenderat publikë kanë prekur tashmë nivelet më të larta të qeverisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zv.kryeministre, Belinda Balluku është marrë nzyrtarisht nën hetim nga SPAK, në lidhje me tenderin për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë”, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në jug të vendit. Procedura e tenderimit, e hapur më 12 shkurt 2021, kishte një fond limit prej 19,180,880,463 lekësh – afro 2 milionë euro, të financuara nga Buxheti i Shtetit. SPAK konfirmoi sot se po shqyrton procedurat e përjashtimit të disa operatorëve ekonomikë dhe favorizimin e një grupi kompanish, mes të cilave edhe bashkime biznesesh që më herët kanë pasur lidhje me ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Sipas dokumenteve të siguruara nga Piranjat, rezulton...