Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Përfundon pas 7 orësh seanca ndaj Veliajt në Kushtetuese, ja kur pritet të jepet vendimi
Përfundon pas 7 orësh seanca ndaj Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese. Ish-kryebashkiaku niset drejt paraburgimit në Durrës ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në 30 ditët në vijim nëse do të pranojë ankesën e Veliajt apo do të lërë në fuqi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Ish-kryebashkiaku i Tiranës, kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra. Ai e ka cilësuar si “fyerjen më të rëndë të jetës” argumentin zyrtar të largimit të tij për “mungesë tre mujore në detyrë”.