“Nëse unë vjedh si ti, e pësofsha 100 herë më keq”/ Qori ironi me Veliajn pas deklaratës në Kushtetuese

“Nëse unë vjedh si ti, e pësofsha 100 herë më keq”/ Qori ironi me Veliajn pas deklaratës në Kushtetuese

Arlind Qori, kreu i ‘Lëvizja Bashkë’ dhe kandidat në garën për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar pasi Veliaj para Gjykatës Kushtetuese tha se këtë betejë po e bën dhe për kandidatët e tjerë që synojnë të zgjidhen në krye të Bashkisë. “Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm”, u shpreh Veliaj në fjalën e tij. Në përgjigjen e tij, Arlind Qori shprehet se nëse zgjidhet kryetar bashkie nuk do të veprojë si Veliaj dhe ironizon se ‘nëse çmendet dhe ndjek rrugën e Veliajt, duhet ta pësojë 100 herë më keq’. Arlind Qori: Erion Veliaj ka deklaruar që...